View Details
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com dhe https://www.report-tv.al/home
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/channel/UCk_fYBSdzmwhZEDPG5L4ShQ?sub_confirmation=1
Like Report Tv on Facebook HERE: https://www.facebook.com/reporttval/
report-tv.al/home
shqiptarja.com/home
facebook.com/reporttval
instagram.com/reporttv.al/?hl=en
twitter.com/shqiptarjacom?lang=en
https://www.instagram.com/shqiptarjacom/?hl=en
#ReportTv #ReportTvLajme
Një nënë në kërkim të djalit të saj me të cilin shteti italian e ndau kur ishte vetëm 9 muajsh. Bëhet fjalë për Elona Derdeshin, 39-vjeçaren nga Miloti. Ishte vitin 2015 kur nëpërmjet hallës së saj, Elona u njoh me shtetasin italian Marko Lazaronin, ndërsa po në atë vit u zhvendos në Itali ku nisi jetesën me të. Pas 3 vitesh, më 31 tetor të 2018 në jetë erdhi gëzimi i parë i çiftit, djali me emrin Eluis Xhoele Lazaroni. Me lindjen e djalit, marrëdhëniet mes çiftit u krisën, ndërsa shpesh konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Por nëna nuk do ta mendonte kurrë se djalin e saj ajo do ta gëzonte vetëm për pak muaj.
Ishte 8 korriku i vitit 2019 kur një telefonate anonime raportoi se Elona po keqtrajtonte djalin e saj, ndërsa Shërbimi i Mbrojtjes së të Miturve menjëherë u paraqiten në shtëpinë e saj dhe e morën me forcë Eluisin, 9 muajsh.
Sipas Shërbimit të mbrojtjes së fëmijëve kjo gjë është raportuar edhe nga bashkëshorti i saj, i cili ka treguar se Elona e dhunonte djalin. Gjithashtu babai i djalit ka treguar se nuk mund të kujdesej për djalin për shkak të angazhimeve në punë dhe varësisë ndaj lojërave të fatit, për këtë arsye Eluisi përfundoi në institucion.
Nga ana tjetër kjo gjë mohohet kategorikisht nga 39-vjeçares ku sipas saj djali është marrë pa të drejtë.
Deri në 14 dhjetor të vitit 2021, ku djali ndodhej në qendër, Elona ruante kontakte dhe e takonte të voglin e saj, por që prej kësaj date, kanë kaluar mbi 2 vite ajo nuk e ka parë më Eluisin.
Ajo jeton me bashkëshortin e saj me të cilin marrëdhëniet janë jo të mira për shkak se të dy fajësojnë njëri-tjetrin për fatin e djalit të tyre.
E gjendur e vetme dhe pa përkrahje, Elona Derdeshi kërkon të kthejë të birin pranë saj pasi malli për të po e përvëlon çdo ditë e më shumë.